Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në Hagë
BKT
Lajme

Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në Hagë

RTKLive

Richard Grenell, I dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, ka reaguar “X” lidhur me vizitën e kryeministri të Shqipërisë Edi Rama në Hagë.

Grenell ka shkraur se Rama ka të drejtë dhe se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i bëhet një padrejtësi.

Sipas Grenellit, Jack Smith është një turp, duke shtuar se se Rama ka të drejtë.

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan ai.

Edi Rama ka udhëtuar të enjten drejt Hagës, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në Hagë nga Gjykata Speciale.No description available.


MË SHUME NGA Lajme