Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’
BKT
Foto: Hana Marteti
Lajme

Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’

Hana Marteti /RTK

(Eplotësuar) Është ndërpre seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq, akuzohen për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq, ka kërkuar që prokurori Bekim Kodraliu, të përjashtohet nga lënda.

Vllajiq i tha gjykatës se ai nuk ka e ka nisur hetimet. Avokati i të akuzuarit për sulm terrorist dhe spiunazh tha se prokurori special ka qenë i anshëm dhe nuk e ka pranuar asnjë kërkesë të mbrojtjes gjatë procesit hetimor. Me këtë propozim u pajtua avokati Millosh Deleviq, edhe ky kërkoi shtyrje të seancës së sotme.

Seanca u shty deri në shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit të rastit.

Nis gjykimi për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nisi seanca fillestare për tre të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin “Ibër Lepenc” në Zubin Potok.

Të akuzuarit, Dragisha e Jovan Viqentijeviq, vllëzër dhe ndaj Igor Dimoviq, akuzohen për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit” në Varagë të Zubin-Potokut më 29 nëntori të vitit 2024.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Sot nis gjykimi për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të fillojë gjykimi ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët akuzohen për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit” në Varagë të Zubin-Potokut më 29 nëntori të vitit 2024.

A.B/RTKLive

Ndryshe javë me parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj J.V., D.V., dhe I.D për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” , të pandehurit J.V dhe D.V, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogram të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit.

J.V. dhe D.V., akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit J.V. dhe D.V., kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste” .

Dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, së bashku edhe me të akuzuarin tjetër I.D.

Ndërsa, i pandehuri J.V, akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, toger ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme