20:22 / 28.12.2025
Mbi 90% e kutive të numëruara: VV 50,13%, PDK 20.94%, LDK 13,93%, AAK 5,88%
B.H./RTKlive
(Plotësuar, 21:28) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesimin e rezultateve nga procesi i sotëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në 90,89% të kutive të procesuara deri tani në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50,13% të votave, PDK ka 20,94%, LDK 13,93% dhe AAK 5,88%.























