Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%
B.H./RTKlive
(Plotësuar, 00:15) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga procesi i sotëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Në 99,26% të kutive të procesuara deri tani në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49,30% të votave apo 429.979 vota, PDK ka 21,01% apo 183,258 vota, LDK 13,59% apo 118,490 vota dhe AAK 5,68% apo 49,571 vota.
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përditësimit të fundit në KQZ është 44.99 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje.























