16:23 / 29.12.2025
Çeku:Kulla e familjes së Shaban Azem Lokajt në Voksh, dëshmi e trashëgimisë
K. K. / RTKlive
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për një tjetër dëshmi të angazhimit institucional në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ai bëri me dije se Kulla e familjes së Shaban Azem Lokajt, në fshatin Voksh të Deçanit, po trajtohet si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore.
Sipas Çekut, mbrojtja dhe promovimi i objekteve tradicionale si kullat shqiptare janë thelbësore për ruajtjen e identitetit historik dhe kulturor, si dhe për përcjelljen e vlerave te brezat e ardhshëm.























