16:31 / 29.12.2025
Intervistë me presidenten Vjosa Osmani, sonte në RTK1
B.H./RTKlive
Sonte në RTK 1, në orën 20:05 do të transmetohet intervista me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë intervistës, e para e shtetit do të flasë për procesin zgjedhor si dhe për situatën e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Presidentja Osmani do të flasë gjithashtu çështjen e zgjedhjes së presidentit/presidentes, për të cilën nevojitet konsensus politik mes partive parlamentare, si dhe tema të tjera me rëndësi për zhvillimet politike dhe institucionale në vend.
Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 7 prill 2026. Zgjedhja e presidentit apo presidentes nga njohës të zhvillimeve politike shihet si sfidë për legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës.























