Përfundon numërimi në 6 QKN, vazhdon në 32 komuna të tjera
A.B/RTKLive
(E plotësuar, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të hënën në mesnatë, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 6 Qendra Komunale të Numërimit.
Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Në Qendrat Komunale të Numërimit, edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
KQZ njofton se ky proces po bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.
Në platformën e rezultateve po bëhet transmetimi i rezultateve nga QKN.
Ndryshe është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 4 komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë.























