Përfundon numërimi i votave për sivjet
BKT
Lajme

Përfundon numërimi i votave për sivjet

RTKlive

(E plotesuar) 27 komunat të cilat përmbyllin aktivitetet deri më sot, janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (, Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45).

 Procesi i numërimit do të vazhdojë të enjten, më 1 janar 2026, në orën 16:00, në 11 QKN-të e komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.
 
Deri më tani (e mërkurë, 31 dhjetor 2025, ora 12:00), numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, apo më shumë se 74%.
 
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate:

Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Në Qendrat Komunale të Numërimit, edhe sot, po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

KQZ njofton se ky proces po bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.

Në platformën e rezultateve po bëhet transmetimi i rezultateve nga QKN.

Ndryshe është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 9 komunat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të mërkurën në mëngjes, është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, në 1,763 (68,95%) kuti votimi, nga 2,557 sa janë gjithsejtë.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/


MË SHUME NGA Lajme