19:50 / 31.12.2025
Ambasadori britanik: Urojmë që ky vit i ri të sjellë harmoni
RTKLive
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e Kosovës për vitin e ri 2026.
"Ndërsa e mirëpresim vitin 2026, u dërgoj urimet e mia më të ngrohta të gjithëve në Kosovë për një vit të mbushur me paqe, mundësi dhe shpresë. Uroj që ky vit i ri të sjellë harmoni, lidhje të forta ndërmjet komuniteteve dhe një përkushtim të përbashkët për drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë", shkri diplomati britanik në 'Facebook'.























