Ferizajasit presin që nga viti 2026 të sjellë shëndet dhe begati
Driton Ramadani| RTK
Shumica e qytetarëve të Ferizajt ndërrimin e moteve kanë vendosur ta presin në gjirin familjar. Ata shpresojnë që viti 2026 të jetë një vit i mbarë me gjendje më të mirë ekonomike e sociale.
“Viti 2025 shkoi me disa sfida të mëdha me fukarallëk a 2026 pres përmirësim të kushteve të njerëzve si në arsim shëndetësi në ekonomi e gjetiu”, tha Halil Bilalli, qytetar.
“Nga Viti 2026 presim kushte më të mira edhe ardhmëria jonë, ekonomia të zhvillohet dhe të kemi suksese sidomos në ekonomi dhe në biznese”, tha Fehmi Murati, qytetar.
“Fillimisht i uroj të gjithë qytetarët me dëshirë për shëndet të mirë dhe normalisht për një jetë sa më të qetë sa amë stabile drejt zhvillimit në kulturë, shëndetësisë arsimit dhe të gjitha formave të dijes”, tha Azem Çerkini, qytetar.
“Dëshira ime për vitin e ri të ju urojë suksese shëndet lumturi dhe të gjitha të mirat në jetë tërë popullit shqiptar, duhet me pas edhe ka nevojë ky vend hala për mu zhvillu me njerëz dijshëm të mençur por sidoqoftë zoti shëndetin ja dhënët dhe e kemi lumturinë, tha Nuredin Aliu, qytetar
Që nata e festës së vitit të ri të kalojë sa më e qetë, Polica e Kosovë ka hartuar plan operativ të veprimit dhe ka kërkuar nga qytetarët që gjatë festës të mos përdorin mjete të ndalura, siç janë armët dhe mjete e ndryshme piroteknike.























