Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
BKT
Lajme

Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar

Sh.Ç|RTKlive

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci.

Ahmeti ka theksuar se me vdekjen e Dacit, Kosova nuk ka humbur vetëm një figurë politike, por edhe një akademik të shquar dhe një personalitet me peshë të veçantë kombëtare.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Daci. Kosova sot humbi jo vetëm një ish-politikan, por një nga mendjet më të ndritura dhe personalitetet më të rëndësishme të saj”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, Daci, me urtësinë dhe pjekurinë politike që e karakterizonte, ka pasur rol të rëndësishëm në proceset vendimtare që çuan drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ahmeti u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e vlerësuan kontributin dhe veprën e tij, duke përfunduar mesazhin me fjalët: “U prehtë në paqe”.


MË SHUME NGA Lajme