Nesër mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja
BKT
Lajme

Nesër mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja

RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se nesër ( e diel) organizohet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja.

 Homazhet fillojnë nga ora 11:00, kurse mbledhja komemorative mbahet në ora 12:00, në Amfiteatrit e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Ndryshe  shkrimtari, Rushit Ramabaja sot ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare. Ishte një nga figurat e shquara të letërsisë dhe mendimit shqiptar. .

Ramabaja ishte gazetar kulture në gazetën Rilindja, shkrimtar, romansier e poet, si dhe i burgosur politik dhe mbështetës i lëvizjeve çlirimtare. I njohur për fjalën e urtë dhe angazhimin intelektual, ai la pas një trashëgimi të çmuar letrare dhe shpirtërore.

Ikja e tij paraqet një humbje të rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për gjithë kulturën dhe mendimin shqiptar. Me veprën, fjalën dhe qëndrimin e tij, Rushit Ramabaja la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit.

Ai ishte model i intelektualit të angazhuar, shembull dinjiteti njerëzor dhe udhërrëfyes shpirtëror, duke mëkëmbur përgjegjësinë e fjalës së shkruar, guximin në mendim dhe dashurinë e përditshme për Atdheun.

 

 


MË SHUME NGA Lajme