Shqipe Ajeti përfaqësohet në Kinë me ekspozitën ‘Interactions’
BKT
Kulturë

Shqipe Ajeti përfaqësohet në Kinë me ekspozitën ‘Interactions’

M.P. / RTKlive

Artistja Shqipe Ajeti-Rexhepi është pjesë e ekspozitës ndërkombëtare, “Interactions”, që po mbahet në muzeun “Guangdong San Ta Art” në Guangzhou të Kinës.

Në këtë ekspozitë, Ajeti – Rexhepi po merr pjesë me veprën ”One” nga cikli ”Unheard”. Kjo vepër dhe cikli trajtojnë traumën dhe procesin e shërimit dhe qendrueshmerin kolektive për ata që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Piktura e shndërron vuajtjen individuale në një gjuhë vizuale kolektive , duke treguar se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe se përvoja e tyre mund të kthehet në një ndërgjegje më të lartë kolektive.

"Interactions" i bashkon 27 artistë nga Finlanda, Suedia, Kosova dhe Kina, duke nxitur dialog ndërkulturor përmes artit bashkëkohor.

Ekspozita ëdhtë hapur me 28 dhjetor 2025 dhe do qëndroj e hapur deri me 10 Janar 2026.

Në korrik të vitit të kaluar, Ajeti - Rexhepi u prezantua në ekspozitën kolektive “Arrivals and Departures”, e cila u mbajt në Galerinë Kookos në Helsinki, Finlandë. Ajo u përfaqësua me dy nga veprat e saj, “Unheard Voice” dhe “In Between”, pjesë e serisë Hidden Echoes.

Të dyja këto ekspozita u mbështetën nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës. 


MË SHUME NGA Kulturë