Arben Bajraktaraj interpreton ‘Hak’ në triptikun ‘Koncert poetik’
BKT
Kulturë

Arben Bajraktaraj interpreton ‘Hak’ në triptikun ‘Koncert poetik’

M.P. / RTKlive

“Hak” si zë artistik i rebeluar për kujtesën kolektive të vendit, është publikuar mjeshtërisht nën interpretimin e vet autorit të poezisë, aktorit të kinemasë evropiane Arben Bajraktaraj.

I xhiruar në një nga lokacionet e Deçanit, ky interpretim poetik është pjesë e triptikut “Koncert Poetik” i ideuar nga aktori dhe producenti Afrim Muçaj.

“Një nga zërat më të fuqishëm të kinemasë evropiane Arben Bajraktaraj në një projekt të organizatës 'Miza n’Skenë'. ‘Koncert Poetik’, një triptik poezie në një rrugëtim Paris – Beograd – Prishtinë”, ka njoftuar aktori Afrim Muçaj.

Muçaj ka berë të ditur që në ditët në vazhdim do të publikohen edhe dy video - poezi të tjera.

Triptiku do të vazhdojë me poezinë e Gjergj Fishtës, “Lamtumirë vendet e mia”, e punuar nga aktori shqiptar që vepron në Austri, Astrit Alihajdaraj.

Në kujtim të poetit Xhevdet Bajraj, do të interpretohet edhe vepra e tij “Mërgimi”, të cilin do ta interpretoj aktori Afrim Muçaj.


MË SHUME NGA Kulturë