Reshjet e mëdha në autostradën Prizren–Prishtinë bllokojnë trafikun
BKT
Lajme

Reshjet e mëdha në autostradën Prizren–Prishtinë bllokojnë trafikun

Enis Tabak/RTK

Reshjet e dendura të shiut që nisën mbrëmë në Kosovë vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa në autostradën Prizren–Prishtinë, veçanërisht në afërsi të aeroportit, për shkak të ujërave të grumbulluara në rrugë, qarkullimi është vështirësuar ndjeshëm.

Uji i mbledhur në rrugë u ka shkaktuar vështirësi drejtuesve të automjeteve dhe ka krijuar kolona të gjata automjetesh. 


MË SHUME NGA Lajme