Vërshimet pas reshjeve, kërkohet reagim i shpejtë institucional
BKT
Lajme

Vërshimet pas reshjeve, kërkohet reagim i shpejtë institucional

V.S|RTKlive

Disa vende të Kosovës po përballen me vërshime pas reshjeve të dendura të shiut. Tahir Ahmeti njohës i çështjeve të emergjencave ka bërë tjerrje që përballe kësaj situate institucionet kompetente të reagojnë menjëherë e pa vonesa.

“Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë shkaktuar vërshime serioze në shumë pjesë të Kosovës, duke paralizuar qarkullimin rrugor, përmbytur ura dhe rrugë lokale, si dhe duke vënë drejtpërdrejt në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve. Në disa zona, banorë kanë mbetur të izoluar, ndërsa uji ka depërtuar në oborre, shtëpi dhe infrastrukturë kritike. Përballë kësaj situate të rënduar, institucionet kompetente duhet të reagojnë menjëherë dhe pa vonesa, duke rritur kapacitetet logjistike, duke angazhuar maksimalisht ekipet në terren dhe duke siguruar monitorim të pandërprerë të zonave me rrezik të lartë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, informimi i qytetarëve duhet të jetë i saktë, i rregullt dhe në kohë reale, ndërsa ndërhyrjet urgjente, siç thotë ai, në ura, kanale kulluese, dhe rrugë, janë tashmë të pashmangshme.

“Duke qenë se në disa rajone situata tashmë ka marrë përmasa emergjente, ngritja e shtabeve emergjente nuk është më çështje vlerësimi, por domosdoshmëri, për të siguruar koordinim të plotë ndërinstitucional, menaxhim efikas të resurseve dhe, mbi të gjitha, mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, ka thënë Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave .

 


MË SHUME NGA Lajme