KRU ‘Prishtina’: ITU Shkabaj jashtë funksionit, priten reduktime uji
BKT
Lajme

KRU ‘Prishtina’: ITU Shkabaj jashtë funksionit, priten reduktime uji

V.S|RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se tashmë jashtë funksionit është Impianti për Trajtimin e Ujit në Shkabaj , kjo si pasojë e turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc.

“Ju informojmë se ITU Shkabaj është tashmë jashtë funksionit ,për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i reshjeve të dendura të shiut”, thotë KRU “Prishtina.

Zonat që do të afektohen nga kjo situatë, sipas KRU “Prishtina”, janë: Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë, për çka kanë thënë se konsumatorët do të njoftohen për orarin e reduktimeve në vijim.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues. Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimet e shkaktuara nga natyra. Ndërsa, me ITU Albanik dhe Badoc jemi duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.


MË SHUME NGA Lajme