Durmishi: Po e përcjellim nga afër situatën e vërshimeve në Kosovë
BKT
Lajme

Durmishi: Po e përcjellim nga afër situatën e vërshimeve në Kosovë

V.S|RTKlive

(E plotësuar, ora 14:00) Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se po e përcjellin nga afër situatën e vërshimeve.

"Po e përcjellim nga afër situatën e vërshimeve në disa komuna të Kosovës. Sot isha në Drenas, ku pashë nga afër gjendjen në terren. Jemi në gjendje gatishmërie për të intervenuar kudo që ka nevojë, gjë që ia shpreha edhe kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci. Po ashtu, ekipet tona janë të angazhuara edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës, duke e monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Gjendja e rrugëve, përgjithësisht, është e mirë megjithatë, kujdesi i shtuar në trafik është i domosdoshëm", ka shkruar ai në 'Facebook".

Durmishi:Jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar situatën pas reshjeve

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie për të menaxhuar situatën pas reshjeve të shiut.

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se që nga mbrëmë janë në gjendje gatishmërie për të menaxhuar situatën me rrugët si pasojë e reshjeve të shiut.

“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit”, ka thënë Durmishi.

Por, ai ka kërkuar edhe bashkëpunim nga qytetarët duke kërkuar që t’i përshtaten kushteve të rrugës dhe të ngasin me kujdes.

“Ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës”, ka porositur Durmishi.


MË SHUME NGA Lajme