Vazhdon numërimi i fletëvotimeve të fundit me postë
BKT
Foto arkiv / KQZ
Lajme

Vazhdon numërimi i fletëvotimeve të fundit me postë

G.K/RTKlive

(E përditësuar) Deri në orën 00:00, në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë publikuar rezultatet e 99.69 për qind të fletëvotimeve të numëruara nga votimi me postë, vota këto që kanë arritur sot në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara, nga gjithsej 2,874 kuti votimi, janë numëruar 2,865, ndërsa procesi i numërimit është drejt përmbylljes.

Rezultatet sipas subjekteve politike

Nga votat e numëruara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë politike me 51.08 për qind ose 485,828 vota, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.21 për qind apo 192,278 vota, duke siguruar 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.24 për qind ose 125,982 vota, duke fituar 15 ulëse.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.50 për qind ose 52,311 vota, me 6 ulëse, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4.49 për qind apo 42,734 vota, duke fituar 9 ulëse.

Tre kandidatët më të votuar sipas subjekteve

Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti – 402,926 vota

Glauk Konjufca – 317,557 vota

Albulena Haxhiu – 173,705 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Bedri Hamza – 161,819 vota

Arian Tahiri – 71,650 vota

Pëparim Gruda – 66,053 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Lumir Abdixhiku – 88,356 vota

Hykmete Bajrami – 57,078 vota

Ukë Rugova – 49,521 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

(AAK) Ramush Haradinaj – 43,940 vota

Daut Haradinaj – 26,569 vota

Besnik Tahiri – 26,398 vota

Rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen pas përfundimit të plotë të procesit të numërimit.

(20:11) Nis numërimi i fletëvotimeve të fundit në KQZ

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve, mbi 3 mijë sosh, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë.

Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor.

"Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar", ka deklaruar Elezi.


MË SHUME NGA Lajme