Pritje deri në 90 minuta në pikën kufitare Merdarë
RTKlive
(E përditësuar 14:02) Në pikat kufitare të Kosovës, pritjet më të gjata për automjetet dhe kamionët regjistrohen në Merdarë, ku automjetet presin deri në 80–90 minuta për dalje, ndërsa kolona e kamionëve arrin deri në 800 metra. Në hyrje pritjet janë më të shkurtra, 3–5 minuta.
Sipas raportit të përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 13:02, pritjet për automjetet në pikat e tjera janë:
Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit: 1–2 minuta
Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq: 3–5 minuta
Vërmicë: 4–5 minuta
Kullë: 3–4 minuta për hyrje, 4–5 minuta për dalje
Bërnjak, Glloboqicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Muçibabë, Mutivodë: pritje minimale 3–5 minuta
Pritjet për kamionët janë kryesisht normale në të gjitha pikat, përveç Merdarës, ku kolona është më e gjatë.

(10:01) Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta
Në pikat kufitare të Kosovës, pritjet më të gjata për automjetet dhe kamionët regjistrohen në Merdarë, ku automjetet presin deri në 40–50 minuta për dalje, ndërsa kolona e kamionëve arrin deri në 500 metra. Në hyrje pritjet janë më të shkurtra, 3–5 minuta.
Sipas raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar në orë 09:49, në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjetet janë më të shkurtra:
Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit: 1–2 minuta.
Bërnjak, Dheu i Bardhë, Globoçicë, Han i Elezit, Jarinjë, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq: 3–5 minuta.
Vermicë: 4–5 minuta.
Pritjet për kamionët janë kryesisht normale në të gjitha pikat, përveç Merdarës, ku kolona është më e gjatë.
























