14:36 / 12.01.2026
Nesër përurohet monografia `Shani Pallaska – emblemë e një epoke`
K. K. / RTKlive
Nesër nga ora 19:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të promovohet libri monografik “Shani Pallaska – emblemë e një epoke” nga Visar Krusha.
Libri sjell rrugëtimin jetësor dhe krijimtarinë e pasur të pionierit të teatrit dhe filmit në Kosovë, njërit prej figurave më emblematike të arteve skenike shqiptare, Shani Pallaska.
Kjo ngjarje realizohet nga Integra, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Rockefeller Brothers Fund dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.























