Osmani pret në takim Sorensenin
BKT
Lajme

Osmani pret në takim Sorensenin

Edina Avdiu |RTK

Ka nisur takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Ky takim vjen si vijimësi e agjendës së emisarit evropian në Prishtinë, i cili paraprakisht zhvilloi një bisedë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në fokus mbeten hapat e radhës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE.


MË SHUME NGA Lajme