`Flaka e Janarit` shënon edicionin e 35-të, Gjilani në muajin e kulturës
BKT
Kulturë

`Flaka e Janarit` shënon edicionin e 35-të, Gjilani në muajin e kulturës

Kimete Kasumi/ RTKlive

Edicioni i 35-të i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” në Gjilan ka filluar më 11 janar dhe do të përfundojë më 31 janar. Në kuadër të këtij manifestimi janë organizuar aktivitete të shumta përkujtimore dhe kulturore.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkeljeda Arifi, ka deklaruar se “Flaka e Janarit” tashmë është shndërruar në një institucion kulturor.

Sipas saj, çdo vit në muajin janar defilojnë artistë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët sjellin artin e tyre përmes performancave, përshëndetjeve dhe garave të ndryshme. Ajo theksoi se janari është një muaj mjaft i ngjeshur me aktivitete.

Arifi shtoi se, ndonëse nga viti në vit ndodhin ndryshime dhe pasurime në program, struktura dhe shtyllat kryesore të “Flakës së Janarit” kanë mbetur të njëjta.

Krahas aktiviteteve tradicionale, janë shtuar edhe të tjera, si Festivali i Këngës për Fëmijë – “Xixat e Flakës”, si dhe interpretimi i këngëve të Jusuf Gërvallës, të cilat tashmë prej disa vitesh janë bërë pjesë tradicionale e manifestimit.


MË SHUME NGA Kulturë