Filharmonia e Kosovës hap vitin 2026 me koncert festiv
BKT
Kulturë

Filharmonia e Kosovës hap vitin 2026 me koncert festiv

Shqipe Gashi|RTKlive

Filharmonia e Kosovës nis vitin 2026 me një koncert më 23 janar, nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Nën dirigjimin e italianit Marco Crispo, koncerti sjell si soliste flautisten franceze Iris Daveiro, me një program që ndërthur impresionizmin me identitetin e muzikës shqiptare.

Filharmonia vazhdon misionin e saj si urë mes traditës dhe modernes, Kosovës dhe botës, pas paraqitjeve të suksesshme gjatë vitit të kaluar në qytete si Bernë, Sofje, Hamburg dhe Romë.


MË SHUME NGA Kulturë