Vazhdon rinumërimi i votave, KQZ përfundon verifikimin në 312 vendvotime
BKT
Lajme

Vazhdon rinumërimi i votave, KQZ përfundon verifikimin në 312 vendvotime

Sh.Çoçaj|RTKlive

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim verifikimi.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar 312 nga gjithsej 914 vendvotime.

Gjatë këtij procesi, janë evidentuar ndryshime në numrin e votave për disa kandidatë brenda subjekteve politike, ku disa kanë humbur vota, ndërsa të tjerëve u janë shtuar.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje me më së shumti vota të zbritura:

Ejup Maqedonci – 250 vota

Vendenis Lahu – 238 vota

Filiz Mustafa – 226 vota

Adelina Stublla – 165 vota

Albin Kurti – 152 vota

Dafina Alishani – 141 vota

Glauk Konjufca – 86 vota

Kandidatët e PDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Fetah Paçarizi – 1,336 vota

Nait Hasani – 669 vota

Arianit Çollaku – 506 vota

Xhavit Haliti – 477 vota

Luljeta Veselaj Gutaj – 451 vota

Kujtim Gashi – 440 vota

Enver Hoxhaj – 430 vota

Kandidatët e LDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Xhavit Uka – 358 vota

Visar Azemi – 193 vota

Driton Selmanaj – 175 vota

Anton Quni – 146 vota

Alban Zogaj – 38 vota

Florian Dushi – 28 vota

Lumir Abdixhiku – 27 vota


MË SHUME NGA Lajme