Vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve në QNR, përfundohet procesi në 19 komuna
BKT
Lajme

Vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve në QNR, përfundohet procesi në 19 komuna

Sh.Çoçaj|RTKlive

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim.

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij procesi më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri më 17 janar 2026, në ora 10:00, janë rinumëruar 316 nga gjithsej 914 vendvotime.

Rinumërimi ka përfshirë komunat Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë dhe Prizren, ku në disa prej tyre procesi ka përfunduar plotësisht, ndërsa në Prizren deri më tani janë rinumëruar 43 nga 235 vendvotime.

Sipas KQZ-së, rinumërimi është përmbyllur në 19 komuna, ndërsa gjatë pjesës tjetër të ditës pritet që procesi të vazhdojë edhe në komunat e tjera, sipas radhës së përcaktuar.

Me qëllim të përshpejtimit të punës dhe rritjes së efikasitetit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është rritur numri i tavolinave të rinumërimit nga 20 në 26.


MË SHUME NGA Lajme