Shfaqja `Gërrdia`, premiera e parë e 2026-ës në Teatrin Kombëtar
BKT
Kulturë

Shfaqja `Gërrdia`, premiera e parë e 2026-ës në Teatrin Kombëtar

Sh. Gashi|RTKlive

Premiera e shfaqjes “Gërrdia”, nën regjinë e Astrit Kabashit, do të jepet sonte nga ora 20:00. Me këtë shfaqje, Teatri Kombëtar i Kosovës hap vitin artistik 2026, duke sjellë në skenë dramën fituese të konkursit të dramës origjinale shqipe “Katarina Josipi” 2023.

Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena. Skenografia është realizuar nga Arben Shala, kostumografia nga Yllka Brada, ndërsa kompozitori i muzikës është Memli Kelmendi.

Për realizimin e shfaqjes kanë kontribuar gjithashtu: asistent regjisor Lendi Aliu, ispicient Mursel Haziri, ndriçimi nga Bujar Bekteshi, tonisti Avdi Gervalla, dhe fotografitë nga Kushtrim Haxha.

Gjatë shfaqjes do të ketë krisma armësh, ndaj publiku njoftohet për masat e sigurisë.

Repriza e shfaqjes “Gërrdia” jepet më 20, 21 dhe 22 janar 2026.


MË SHUME NGA Kulturë