Liverpool, Bayern e Barcelona bëjnë hapa drejt fazës nokaut
BKT
Sport

Liverpool, Bayern e Barcelona bëjnë hapa drejt fazës nokaut

Uran Krasniqi / RTKLive

Liverpool, Bayern Munich dhe Barcelona kanë fituar dhe i kanë forcuar pozitat e tyre në garën për kualifikim në fazën tjetër të Champions League.

Të mërkurën janë zhvilluar nëntë ndeshje të garës më prestigjioze të klubeve evropiane, ndërsa ndeshja Liverpool - Marseille është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, me komentim nga Skyfter Blakaj.

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse 3:0 në udhëtim, duke u ngjitur në vendin e katërt në tabelë. 

Goli i parë është shënuar në fund të pjesës së parë nga Dominik Szoboszlai, i cili ka realizuar nga goditja e lirë.

Në pjesën e dytë, një autogol i Facundo Medina dhe realizimi i Cody Gakpos e kanë vulosur fitoren e “Reds”.

Me këtë sukses, Liverpooli është shumë pranë kualifikimit direkt në të tetën e finales.

Edhe Bayern Munich ka siguruar vendin në mesin e tetë skuadrave më të mira, pasi e ka mposhtur Royale Union Saint-Gilloise me rezultat 2:0.

Hero i ndeshjes ka qenë Harry Kane, i cili ka shënuar të dy golat, një nga loja dhe një nga penalltia.

"Bavarezët" e kanë dominuar pjesën e dytë dhe, pavarësisht një kartoni të kuq, duke arritur ta kontrollojnë ndeshjen dhe të sigurojnë kualifikimin një xhiro para fundit.

Ndërkohë, Barcelona ka fituar një ndeshje spektakolare ndaj Slavia Prague me rezultat 4:2. Katalanasit janë përballur me vështirësi në mbrojtje, por fuqia sulmuese e ka bërë diferencën. Fermín Lopez ka shënuar dy gola, ndërsa Dani Olmo dhe Robert Lewandowski kanë kontribuar me nga një gol secili.

Për vendasit ka shënuar Kusej që në minutën e dhjetë, ndërsa hera e dytë ka qenë një autogol nga Lewandowski. 

Me këtë fitore, Barcelona mban ende gjallë shpresat për kualifikim automatik, para ndeshjes së fundit në shtëpi.

REZULTATET E NDESHJEVE:No description available.