Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi
BKT
Kulturë

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për përfundimin e punimeve të restaurimit në shtëpinë tradicionale të familjes Rrustemi në fshatin Kokaj, komuna e Gjilanit.

Çeku ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke e cilësuar restaurimin si një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e identitetit kulturor të vendit.

“Edhe një aset i restauruar. Kanë përfunduar punimet në shtëpinë tradicionale të familjes Rrustemi në Kokaj, Gjilan. Punët e suksesshme në trashëgimi janë jetike për ruajtjen dhe promovimin e identitetit tonë kulturor ”, ka shkruar Çeku në Facebook.


MË SHUME NGA Kulturë