Filharmonia sjell në Prishtinë kryeveprën `Petite Messe Solennelle`
BKT
Kulturë

Filharmonia sjell në Prishtinë kryeveprën `Petite Messe Solennelle`

Shqipe Gashi|RTKlive

Filharmonia e Kosovës do të sjellë para publikut të Prishtinës një nga kryeveprat më të spikatura të repertorit vokal-instrumental botëror, “Petite Messe Solennelle”, nga kompozitori i madh italian Gioacchino Rossini.

Koncerti do të mbahet më 30 janar 2026 (e premte), në ora 19:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit  Atelieja, Prishtinë, në kuadër të Sezonit 2025/2026 të Filharmonisë së Kosovës.

Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë interpretimin e një prej kryeveprave më të veçanta të shekullit XIX, e njohur për thellësinë shpirtërore dhe ndërtimin muzikor të jashtëzakonshëm.

Në këtë mbrëmje koncertale marrin pjesë Kori i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor – Tiranë, i përgatitur nga dirigjenti Dritan Lumshi, si dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës.

Në rolin e solistëve do të interpretojnë emra të njohur të skenës operistike:

Svetlana Aksenova – soprano

Enkeleida Shkoza – mexosoprano

Klodjan Kaçani – tenor

Rubén Amoretti – bas

Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Hajrullah Syla, ndërsa koret do të shoqërohen nga Pranvera Hoxha në harmonium, si dhe Andi Duraku dhe Lekë Salihu në piano.

Ky koncert përfaqëson vazhdimësinë e bashkëpunimit artistik ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit – Tiranë, duke forcuar lidhjet kulturore dhe muzikore mes institucioneve artistike shqiptare.


MË SHUME NGA Kulturë