Gjykata Evropiane pranonë ankesën e Pjeter Shalës
BKT
Lajme

Gjykata Evropiane pranonë ankesën e Pjeter Shalës

Medina Pasoma / RTKlive

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka pranuar ankesën e Pjeter Shalës.

“Gjykata do ta shqyrtojë rastin sa më shpejt që të jetë e mundur, në bazë të informatave dhe dokumenteve që keni dorëzuar. Procedura zhvillohet kryesisht me shkrim dhe do të kërkohet paraqitja juaj personale vetëm nëse Gjykata ju fton për këtë. Do të njoftoheni për çdo vendim që merr Gjykata”, thuhet në dokumentin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të publikuar në facebook nga Nasim Haradinaj.

Sipas këtij dokumenti, padia është regjistruar më 14 nëntor 2025, ndërsa Gjykata ka pranuar edhe korrespondencën shtesë të datës 11 dhjetor 2025.

 


MË SHUME NGA Lajme