Konferenca e ‘Talia e Flakës 2026’:Festivali i teatrit, hapësirë rezistence
BKT
Kulturë

Konferenca e ‘Talia e Flakës 2026’:Festivali i teatrit, hapësirë rezistence

Shqipe Gashi|RTKlive

Sot, në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2026”, mbahet konferenca me temën “Festivali si Hapësirë Rezistence dhe Dialogu – Roli, sfidat dhe e ardhmja e festivaleve të teatrit në hapësirën shqiptare”.

Konferenca trajton festivalet e teatrit si platforma reflektimi dhe debati, duke u fokusuar tek roli kritik, marrëdhënia me publikun, sfidat institucionale e financiare dhe nevoja për modele më të qëndrueshme dhe artistikisht guximtare.

Moderohet nga regjisori dhe drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, dhe zhvillohet si pjesë e programit shoqërues të festivalit.


MË SHUME NGA Kulturë