Rusia godet një tren civil në afërsinë e Kharkivit në Ukrainën verilindore
Luan Qorraj / RTK
Zyrtarët në Kiev kanë thënë se së paku 5 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një sulmi rus ndaj një treni civil në veri-lindjen e Ukrainës.
Sipas raporteve, treni, në të cilin gjendeshin mbi 200 udhëtarë, ishte duke lëvizur në rajonin e Kharkivit kur u godit nga një fluturake ruse pa pilot . zyrtarët Ukrainas thanë se goditja ndaj trenit i cili përdorej për qëllime civile është terrorizëm dhe shtuan se Rusia po vazhdon të shënjestron caqe civile me qëllim të thyerjes së moralit të Ukrainasve.
Moska nuk ka komentuar rreth këtij incidenti por sulmi ndodhi në kohën kur Rusia po zhvillon një fushatë masive kundër objekteve civile në Ukrainë duke lansuar qindra fluturake pa pilot për çdo natë.
Përveç rajonit të Kharkivit, gjatë natës së kaluar u goditën edhe objekte në Odessa, Kiev dhe qytetet tjera ukrainase ku caku kryesor i sulmeve vazhdojnë të jenë objektet e energjisë elektrike.
SI pasojë e këtyre sulmeve, milionë qytetarë të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje gjatë njërit prej dimrave më të ashpër të viteve të fundit






















