Fiton Inter, por nuk kualifikohet, edhe Reali jashtë tetësesh
Fatmir Bytyqi/RTKLive
(E përditësuar, 23:05) Interi e ka mposhtur në udhëtim Borussia Dortmundin, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, kjo fitore nuk i ka mjaftuar skuadrës italiane që të kualifikohet në rundin tjetër të elitës së futbollit evropian.
Ishte Di Marco (81’), i cili më një supergol nga goditja e lirë kalojë në avantazh skuadrën italiane prej 1-0.
Goditjen e dytë ‘milionerëve’ të Gjermanisë ua dha Diouf në minutën e 90+4.
Interi dhe Dortmundi kualifikimin do ta kërkojnë përmes ndeshjeve të plej-off-it.
Kualifikimin në rrethin tjetër të garave përmes plej-off-it do ta kërkojë edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid që sonte u mund nga Benfica, me rezultat 4-2.
Ndërkaq, tashmë kualifikimin e kanë siguruar Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting dhe Man City.
Rezultatet dhe tabela:


Dimarco më supergol kalon Interin në epërsi
(E përditësuar, 22:43)-Interi ka kaluar në epërsi në duel me Borussia Dortmundin.
Është Dimarco (81’), i cili më një supergol nga goditja e lirë kalojë në avantazh skuadrën italiane prej 1-0.
Zikaltërit tashmë janë në rrugë të mirë që të kualifikohen në mesin e tetë skuadrave që kalojnë në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Nis ndeshja Dortmund-Inter, LIVE në RTK
Ka startuar ndeshja Borussia Dortmund-Inter, ndeshje që po luhet në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Përballja mes skuadrës gjermane dhe asaj italiane, konsiderohet sfida kryesore e mbrëmjes së sotme në elitën e futbollit evropiane , ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Të dy skuadrat hyjnë në këtë takim me synim fitoren, në një garë të fortë për të siguruar kalimin në rundin e ardhshëm të garës më elitare evropiane për klube.























