Filharmonia e Kosovës hap sezonin me Brahms
BKT
Kulturë

Filharmonia e Kosovës hap sezonin me Brahms

Shqipe Gashi|RTKlive

Filharmonia e Kosovës vazhdon sezonin e saj të ri me koncertin e parë të muajit shkurt, të dedikuar tërësisht muzikës së Johannes Brahms-it.

Orkestra do të ngjitet në skenë më 6 shkurt 2026, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nën drejtimin e dirigjentit Artun Hoinic, njofton Filharmonia e Kosovës.

Programi i mbrëmjes përfshin koncertin për violinë dhe violonçel, me solistët Visar (violinë) dhe Nil Kocamangil (violonçel), si dhe simfoninë nr. 2 të Brahms-it, një nga veprat më të njohura të repertorit romantik. Koncerti premton një mbrëmje të pasur artistike, ku publiku do të shijojë kombinimin e mjeshtërisë orkestrale dhe virtuozitetit të solistëve.


MË SHUME NGA Kulturë