Hamza takim me emisarin special të Sllovenisë
BKT
Lajme

Hamza takim me emisarin special të Sllovenisë

Valmira Saraçi|RTKlive

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur në takim përfaqësuesin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anzhej Frangesh.

Hamza thotë se i ka shprehur mysafirit mirënjohjen për mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në proceset e dialogut dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

“Ne diskutuam edhe për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hamza.

Kreu i PDK-së thotë se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik të vendit.


MË SHUME NGA Lajme