12:09 / 04.02.2026
Osmani: Diskutim i hapur dhe miqësor me presidenten e Tanzanisë
Valmira Saraçi|RTKlive
Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo.
Presidentja e ka përshkruar takimin me homologen e saj nga Tanzania e kryediplomatin e këtij shteti si të hapur e miqësor.
“Me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo në Samitin Botëror të Qeverisjes. Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë”, ka shkruar Osmani.
























