Osmani dhe Dlaminime flasin për koordinim më të ngushtë në forume
BKT
Foto: Vjosa Osmani / Facebook
Lajme

Osmani dhe Dlaminime flasin për koordinim më të ngushtë në forume

Valbona Thaçi / RTKLive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, ka takuar Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlaminime të cilin ka diskutuar për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale

“Shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Eswatini, si dhe gatishmërinë për të avancuar drejt lidhjes së marrëveshjeve në fusha konkrete me interes të dyanshëm. Poashtu diskutuam për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale” ka shkruar Presidentja.

Tutje ajo ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të ndërtuara mbi respekt dhe vizion të përbashkët për paqe dhe zhvillim.


MË SHUME NGA Lajme