08:46 / 09.02.2026
Arrestohet 26-vjeçari, ishte dënuar për keqpërdorim seksual
M.Sh/RTKLive
Një qytetar i dënuar me 3 vite burgim për keqpërdorim seksual, është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari me inicialet E.M., 26 vjeç, ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në bazë të vendimit gjyqësor.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe riafirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe luftimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike.























