Nesër në Shkup shfaqet opera “Goca e Kaçanikut”
BKT
Kulturë

Nesër në Shkup shfaqet opera “Goca e Kaçanikut”

Shqipe Gashi/ Rtklive

Opera e Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës, po finalizon përgatitjet për paraqitjen në Shkup me veprën e kompozitorit të njohur Rauf Dhomi, “Goca e Kaçanikut”.

"Pamjet nga provat tregojnë një proces intensiv artistik, ku muzika, lëvizja dhe emocioni bashkohen për t’i dhënë jetë kësaj vepre të rëndësishme në skenë. Artistët janë duke punuar me përkushtim për të sjellë para publikut një interpretim dinjitoz të kësaj kryevepre të artit operistik shqiptar". njofton Opera e Kosovës.

Shfaqja do të mbahet më 10 shkurt 2026, me fillim nga ora 19:30, në Operën dhe Baletin Kombëtar në Shkup.


MË SHUME NGA Kulturë