KQZ certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
BKT
Lajme

KQZ certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Kimete Kasumi/ RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban sot mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri me dije se mbledhja do të mbahet në ora 18:00.

Certifikimi i rezultateve është pika kryesore e rendit të ditës. Zgjedhjet e parakohshme janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.


MË SHUME NGA Lajme