Zef Morina emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit
BKT
Lajme

Zef Morina emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Emine Hoti/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Zef Morinën në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Morina për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Gjatë ditës, kryeministri  Albin Kurti ka emëruar edhe Daulina Osmanin në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë.

Osmani gjatë mandatit të kaluar kishte ushtruar detyrën e zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


MË SHUME NGA Lajme