Rubio uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë: “Qëndrojmë pranë jush”
M.Shefkiu/RTKLive
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një mesazh për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, i shprehin urimet më të përzemërta popullit kosovar duke ritheksuar mbështetjen amerikane për Kosovën.
Rubio thekson mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik që do të sjellë përfitime për të dy vendet.
“Ne vlerësojmë mbështetjen e Kosovës në përpjekjet tona globale dhe mirëpresim udhëheqësinë e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes”, thuhet në urimin e tij.
Shtetet e Bashkuara, sipas urimit të tij, shprehin optimizëm për bashkëpunim edhe më të fuqishëm në vitet e ardhshme, duke qëndruar pranë Kosovës ndërsa ajo ndërton një të ardhme të sigurt dhe të begatë.























