Filharmonia e Kosovës me koncert solemn për përvjetorin e pavarësisë
BKT
Lajme

Filharmonia e Kosovës me koncert solemn për përvjetorin e pavarësisë

Valbona Thaçi|RTKlive

Filharmonia e Kosovës po mban koncert solemn në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në shënim të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Radio Televizioni i Kosovës (RTK) po transmeton drejtpërdrejt këtë koncert. Po ashtu, gjatë ditës, RTK ka pasur një skemë programore të pasur që ka filluar nga mëngjesi.

Për të sjellë dimensione të ndryshme të festës shtetërore, RTK ka transmetuar drejtpërdrejt të gjitha ngjarjet kryesore.

Me rastin e këtij përvjetori, institucionet e vendit kanë organizuar aktivitete të ndryshme festive.


MË SHUME NGA Lajme