10:03 / 18.02.2026
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Kimete Kasumi/ RTKlive
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka publikuar pamje nga protesta e djeshme në përkrahje të çlirimtarëve.
Ai ka thënë se dje ka folur populli, ndërsa sot flasin në Hagë ish-liderët e UÇK-së.
“Nga lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë deri te mbrojtja në Gjykatën Speciale, rrugëtimi i popullit tonë ka qenë me shumë sakrifica, por gjithmonë i drejtë. Dje foli populli. Sot flasin ata. UÇK”, ka shkruar Hamza.























