“Nyja e Gidionit” premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Shqipe Gashi|RTKlive
Më 20 shkurt 2026, në ora 20:00, në Teatri Kombëtar i Kosovës do të jepet premiera e shfaqjes “Nyja e Gidionit”, një dramë bashkëkohore që trajton tema të ndjeshme sociale brenda një hapësire të vetme – një klase shkolle.
Vepra e autores Johnna Adams sjell në skenë përballjen mes një nëne dhe një mësueseje, takim që shndërrohet në një duel emocionalisht të tensionuar. Në kohë reale, shfaqja shtjellon çështje të përgjegjësisë prindërore, dhunës dhe bullizmit në shkollë, duke vënë përballë dy botëkuptime dhe qasje të ndryshme mbi edukimin dhe përgjegjësinë.
Shfaqja vjen me regji nga Hana Qena, ndërsa rolet interpretohen nga aktoret Irena Aliu dhe Maylinda Kosumovic. Dramaturge është Zoga Çeta Çitaku, kostumografe Hana Zeqa, skenograf Burim Arifi, ndërsa muzikën e ka realizuar kompozitori Ger Kacerja.
Në realizimin e shfaqjes kanë kontribuar edhe asistentja e regjisë Fluturë Nishori, animatorët Flaka Kokolli, Elsa Talla, Leonita Thaqi dhe Diellza Franca, inspicientja Nazmije Krasniqi, dizajnerja Nita Qahili dhe fotografi Kushtrim Haxha.
“Nyja e Gidionit” pritet të sjellë një reflektim të fuqishëm mbi sfidat e komunikimit, përgjegjësisë dhe dhimbjes në marrëdhëniet mes prindërve dhe institucioneve arsimore.























