Rikthehet “Togeri i Inishmorit” në Teatrin Adriana
Shqipe Gashi|RTKlive
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në festivalet ndërkombëtare, shfaqja e njohur “Togeri i Inishmorit” rikthehet në Teatrin Adriana në Ferizaj. Drama, me regji nga Rizeski, do të jetë në skenë më 20 shkurt 2026, në orën 20:00.
Historia nis me një incident të dukshëm dhe fatal, mbytjen e një maçok. Por ky maçok është i veçantë, pasi pronari i tij, Padraic, është një personazh i çuditshëm dhe i rrezikshëm, që do të përballet me pasojat e veprimeve të tij.
“Togeri i Inishmorit” është një shfaqje ku dhuna dhe dashuria naive përzihen, ndërsa patriotizmi ekstrem shndërrohet në farsë.
Me një komedi të zezë, kjo shfaqje ngre pyetje mbi natyrën e errët të njeriut dhe kufijtë e asaj që mund të bëjmë në emër të dashurisë dhe bindjeve.
Në të njëjtën kohë, ajo ofron një përvojë që do t’ju bëjë të qeshni dhe të reflektoni, përballë situatave tragjikomike që shpalosen në skenë.























