Pas fjalës përfundimtare të Thaçit, reagon Rama: Liria ka emër|Video
BKT
Foto arkiv
Lajme

Pas fjalës përfundimtare të Thaçit, reagon Rama: Liria ka emër|Video

Sh.Çoçaj/RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fjalëve përfundimtare që dhanë ish-krerët e UÇK-së në procesin gjyqësor ndaj tyre në Hagë.

Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, fjalimin e Hashim Thaçit të bërë sot në fjalën përmbyllëse të tij në procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Krahas videos, Rama ka shkruar një mesazh të shkurtër: “Liria ka emër”.

Kryeministri shqiptar të martën në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës, ndau bisedën emocionale që kishte zhvilluar përmes telefonit me ish-presidentin Hashim Thaçi.


MË SHUME NGA Lajme