Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit

Naser Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nora Arapi Krasniqi në pozitën e zëvendësministres së parë të Kulturës dhe Turizmit.

Nora Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore, me mbi 15 vjet përvojë në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve kulturore. Ajo ka fokus të veçantë në integrimin e konservimit në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe promovimin e inovacionit kulturor.

Gjatë mandatit të kaluar, znj. Arapi Krasniqi ka shërbyer si Këshilltare e Lartë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke luajtur një rol kyç në hartimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore.

Kryeministri Kurti e uroi Krasniqin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.


MË SHUME NGA Lajme