PDK: Nuk morëm mbështetje për amendamentet për mbrojtjen në Hagë
BKT
Lajme

PDK: Nuk morëm mbështetje për amendamentet për mbrojtjen në Hagë

Valmira Saraçi|RTKlive

Partia Demokratike e Kosovës pak para nisjes së seancës plenare ku do të shqyrtohet buxheti për vitin 2026 tha se nuk do të japin votë për këtë buxhet pasi sipas tyre amendamentet e tyre janë refuzuar, ndaj thonë se buxheti do të jetë i mangët dhe nuk përfaqëson barazinë.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri tha se përmes amendamenteve kanë kërkuar mbështetje më të theksuar institucionale për çlirimtaret që po gjykohen në Hagë.

Ndërkohë, deputetja, Blerta Deliu-Kodra, th se PDK ka propozuar 32 amendamente të cilat tha se nuk morën mbështetje nga partia në pushtet.

“Kryesisht amendamentet që janë propozuar kanë të bëjnë me paga më të mira, siguri më të madhe, investime konkrete në shëndetësi, arsim, bujqësi, në projekte infrastrukturore e të tjera, si dhe përforcimin e institucioneve të pavaruara”, tha ajo.

Tutje deputetja e PD-së tha se kanë propozuar amendamente edhe për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për pagat në sektorin publik, amendamente që thotë se kanë prekur çështjen e  ndjeshme të sigurimeve shëndetësore e jetësore për pjesëtarët e FSK-së, Policisë, AKI-së e zjarrfikësit.

“Po ashtu kemi amdendamente që kërkon rritjen e  fondeve për mbështetjen  në mbrojtjen juridike në proceset gjyqësore në Hagë, që luftëtarët tanë të lirisë të sigurohen që të kenë një mbrojtje dinjitoze, përfshirë këtu edhe mbrojtje më të mirë për Sali Mustafën e Pjetër Shalën në shkallën e dytë”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme